Vendosni fjalën kyçe....

Të hënën duhet të paraqitet në GJKKO, Berisha: Proces i turpshëm politik ndaj meje dhe Malltezit


Ish-kryeministri Sali Berisha do duhet të paraqitet të hënën në GJKKO, sipas masës së sigurimit që i është caktuar për cështjen e privatizimit të Partizanit. I pyetur nga mediat nëse do të paraqitet në gjykatë, Berisha nuk e ka një përgjigje, ndonëse nënkuptoi që nuk ka në plan të paraqitet në gjykatë për t’u përballur me këtë aferë.

“Do informoheni në vazhdim. Ata që mendon se do terrorizojnë qytetarët do provohen me gjyqin e shekullit. Ata menduan që tu përcjellin nëpërmjet meje mesazhin qytetarëve që shiko kur jemi në gjendje të trillojmë një proces kundër Sali Berishës imagjinoni çfarë mund t’iu bëjmë ju nëse nuk ulni kokën. Berisha do u faktojë qytetarëve se çfarë përfaqësojnë këta dhe do ti bindë ata se në këtë vend drejtësi për ta nuk ka”, tha Berisha.

Berisha e cilëson këtë proces ndaj tij dhe Malltezit të trupshëm, ndërsa thotë se do t’i bëjë Ramës një gjyqin politik të shekullit.

“Do i bëj gjyqin e shekullit atij. Unë jam kryetar partie, një provokim politik do i përgjigjem me gjyq politik. Asnjëri nuk mundtë thotë se kjo ka lidhej me protestë, se u shpall kohë më para dhe Rama mendoi se antidoti kësaj proteste është procesi që shpalli. Unë do ta zbërthej si një proces të turpshëm politik ndaj Berishës dhe Malltezit”, vijoi Berisha.

Berisha që pas arrestimit të dhëndrit të tij, ka përshkallëzuar kaosin në Kuvend ndërsa ka mobilizuar edhe deputetët për të sabotuar punën e Kuvendit. Ai thotë se nuk do të tërhiqen nga bllokimi i seancave plenare derisa të plotësohen të drejtat e opozitës.

“Asgjë nuk do mund të ndalë këtë betejë të deputetëve të opozitës. Nuk po bojkotojmë, po shkojmë në kuvend, po protestojmë se jemi të interesuar për jetën parlamentare. Asnjë masë përveç rikthimit të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës s’do mund të bllokojë protestën e deputetëve të PD”, tha Berisha.