Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia e shiut në Tiranë, nga dalja e Lanës te përmbytja e bizneseve (Foto+Video)


Moti i keq me reshje të dendura shiu shkaktoi probleme në kryeqytetin shqiptar.

Intensiteti i lartë bëri që kolektorët e kullimit të bllokoheshin dhe uji të përmbyste rrugët në disa zona të Tiranës.

Lumi i Lanës doli në shtrati në zonën e “Pallatit me Shigjeta” një pikë që sa herë ka shira krijon probleme në zonë.

 

Niveli i lartë i ujit në këtë zonë bëri që të përmbyste edhe autobusin urban të “Tiranës së Re”.

Gjithashtu nga stuhia një objekt dëmtoi edhe policin e rrugores duke i shkaktuar dëmtime në kokë.