Vendosni fjalën kyçe....

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Theth-Ndërlysaj


Reshjet e furishme në zona të ndryshme të vendit kanë shkaktuar përmbytje e rrëshqitje dheu në Rrugën e e Arbrit, në pjesën që lidh Klosin e rrugën Theth-Ndërlysaj.

Kjo e fundit është e bllokuar në tre pjesë të ndryshme e pas ndërhyrjes janë zhbllokuar dy pika të njohura si ‘Shkëmbi i Thethit’ e ‘Centrali’.

Sipas autoriteteve vendase pritet që rruga të zhvbllokohe plotësisht brenda një ore.

Ndërsa për sa i përket Rrugës së Arbrit autoritetet u kanë bërë thirrje shoferëve që të ndjekin rrugën e vjeër nga Ulza.