Vendosni fjalën kyçe....

Kushtet e rënduara atmosferike, spostohen ndeshjet e fundjavës në Kategorinë e parë dhe të dytë


 

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit  ka njoftuar  se do të ketë sërish një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve të fundjavës në dy prej kampionateve kombëtare.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut ndeshjet e programuara në fundjavë të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të spostohen për t’u zhvilluar ditën e hënë duke nisur nga ora 13:30.