Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni parlamentar me përplasje i opozitës, Meta i shkon në zyrë Berishës


Zhvillimet dhe aksionet e opozitës në Kuvend me përplasje me deputetët e shumicës kanë bërë që Ilir Meta të shkojë  këtë të premte në zyrën e Sali Berishës.

Nuk dihet ende se për çfarë do të diskutohet në këtë takim, por kujtojmë deklaratën e Metës se lidhur me protestën që po zhvillojnë në Kuvend deputetët e opozitës, Partia e Lirisë e mbështet.

Kjo është edhe takimi i parë mes Metës dhe Berishës që prej ngritjes së akuzave nga SPAK për kreun e PD-së të Rithemelimit.

Një ditë më parë Kuvendi u kthye sërish në një ‘vend lufte politike’, ku deputetët e opozitës bllokuan zhvillimin normal të seancës, duke hedhur tymuese dhe rrëzuar karriget.