Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtohet aksi që lidh Klosin me Rrugën e Arbrit, devijohet lëvizja e mjeteve për në Tiranë


Moti i keq ka shkaktuar dëmtime në dalje të Klosit, në nyjen që lidh qytetin me rrugën e Arbërit. Policia njofton se për këtë arsye është bërë devijimi i lëvizjes nga Klosi për në Tiranë. Qytetarët që duan të lëvizin drejt Tiranës duhet të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz deri në pastrimin e rrugës.

“Patrullat e Policisë Rrugore janë në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë dhe për të menaxhuar trafikun rrugor.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera në rrugë, për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112.”, njofton policia.