Vendosni fjalën kyçe....

Po transportonte jashtëligjit 5 emigrantë, arrestohet në Pogradec 25-vjeçari


Një person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Agjencia” të një muaji përpara është arrestuar nga policia në Korçë.

“Në vijim të masave për parandalimin e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, u bë ndalimi i shtetasit N. D., 59 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Agjencia”, finalizuar më datë 21.02.2020, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë”-thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa një shtetas tjetër është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke transportuar 5 shtetas të paligjshëm.

Shtetasi i ndaluar me inicialet D.L banues në Borizanë të Fushë-Krujës u kap në Pogradec me 5 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme.

“Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Ford Focus”, pesë shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *