Vendosni fjalën kyçe....

Megadonatorja republikane Adelson takohet me kandidaten e mundshme republikane


Miliarderja e kazinosë dhe njw nga dhurueset mw tw mwdha tw fondeve pwr republikanwt Miriam Adelson u takua në Las Vegas me kandidaten presidenciale të vitit 2024, Nikki Haley, e cila është rritur në sondazhet në shtetet kyçe, gjatë fundjavës, thanë dy burime të informuara për takimin.

Takimi i paraportuar më parë gjatë një mbledhjeje të dhurueve republikanë hebrenj ka të ngjarë të jetë një shenjë pozitive për Haley-n, duke pasur parasysh statusin e Adelson-it si një nga dhurueset më të shquar republikanë.

Adelson me origjinë izraelite u takua gjithashtu me Trump në Las Vegas gjatë fundjavës. Ajo dhe bashkëshorti i saj i ndjerë Sheldon Adelson ishin mbështetësit kryesorë të Trump në zgjedhjet e vitit 2020.

Haley është barazuar ose ka tejkaluar guvernatorin rival të Floridës, Ron DeSantis në disa sondazhe të fundit shtetërore, ndërsa të dy konkurrojnë për t’u bërë alternativa kryesore ndaj Trump. Ish-presidenti mbetet kryesuesi dhe ka njw largwsi tw madhe me ndjekwsit pwr sa i pwrket nominimit për t’u bërë kandidati presidencial i partisë në zgjedhjet e vitit 2024.

Adelson pritet të qëndrojë asnjanwse në garën për nominimin e republikanëve, e cila fillon më 15 janar në shtetin mesperëndimor të Iowa-s, por ka të ngjarë të dhurojw para pwr kandidatin e partisë për të sfiduar presidentin demokrat Joe Biden.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cilët kandidatë të tjerë presidencialë, nëse ka, e kanw takuar Adelson.

Kur u pyet nëse DeSantis ishte takuar gjithashtu me Adelson në Las Vegas, një zëdhënës i fushatës tha se DeSantis dhe Adelson kanë qenë “miq” prej një kohe të gjatë dhe se “asgjë nuk ka ndryshuar”, duke shtuar se “ne respektojmë angazhimin e saj të vijueshwm për të qëndruar asnjanwse gjatë Primareve.”

Ekipi i Haley refuzoi të komentonte. Një zëdhënës i Adelson nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Forbes e rendit Adelson dhe familjen e saj si nja nga 40 më të pasurit në botë me një pasuri prej rreth 31.7 miliardë dollarë.

Ajo dhe Sheldon Adelson dhanë më shumë se 218 milionë dollarë për kauzat republikane dhe ato konservatore në ciklin zgjedhor të SHBA-së tw vitit 2020, sipas Qendrës për Politikë të Përgjegjshme, e cila gjurmon shpenzimet politike.

Adelsonët janë të njohur për filantropinë dhe sipërmarrjet e tyre të biznesit në Izrael dhe donacionet për kauzat hebraike. Sheldon Adelson, i cili vdiq në vitin 2021, drejtoi kompaninë e kazinove “Las Vegas Sands Corp”.