Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohet një hotel dhe një bar-kafe, Prokuroria: U përfitua nga trafiku i drogës


 

Një hotel dhe një bar kafe janë sekuestruar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Nëpërmjet një njoftimi, organi i hetimit të kryeqytetit, thekson se Fran Merdhoçi dyshohet se këto pasuri i ka përfituar nga veprimtari kriminale.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë sekuestroi një hotel, bar-kafe dhe pasuritë e paluajtshme të shtetasit Fran Merdhoçi, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe kryerjen e veprës penale 283/a të Kodit Penal.

Më datë 26.10.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin pasurore nr.6 në kuadër të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, nr. 70/2017) .

“Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasve F.M. dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale.

Shtetasi F.M. është subjekt i hetimit pasuror sipas ligjit nr.10192 dt.03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave kundër pasurisë (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, nr,70/2017), sipas nenit 3/1 pika c, pasi ndaj tij ekziston një dyshim i arsyeshëm, për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Kjo për faktin se ky shtetas është i dënuar me vendimin nr.137 date 28.12.2018, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të rënda, Tiranë me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale të parashikuar nga neni 283/a/2 i K. Penal.

Të gjitha pasuritë e paluajtshme dyshohet se janë fituar nga personi i dënuar F.M., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh ku ka marrë edhe dënimin përkatës. Dyshimet mbi precedentët kriminalë të këtij të fundit, kryerja e shumë transaksioneve në shitjen e pasurive te paluajtshme, krijojnë bindjen se janë investuar në ndërtimin e objekteve te cilat janë në pronësi të shtetasit F.M. dhe familjarëve të tij.

Pasuritë e sekuestruara

– Pasuria nr.462/16 në pronësi të ish-bashkëshortes M.P dhe të fëmijëve të tyre në Dobrosh Tiranë

– Pasuria nr.462/25. Zk.1498 në Dobrosh Tirane. Objekt i legalizuar me Lejen e legalizimit nr.7003955 datës 17.07.2017, ne emër te shtetasit F.M, njofton prokuroria.”