Vendosni fjalën kyçe....

Disa fshatra në Lezhë në terr prej ditës së djeshme, OSHEE: Era e fortë dëmtoi rrjetin


Prej ditës së djeshme në disa fshatra të Lezhës mungon energjia elektrike.

Kompania OSHE bën me dije se situata ka ardhur për shkak të motit të keq me erë të fortë dhe stuhi paraditen e së dielës, duke shkaktuar dëme në rrjetin elektrik ajror.

“Dëme pati edhe ne shtylla, dhe përcjellës, kryesisht ne zona rurale”, sqaron kompania.

Kompania thotë se energjia është rikthyer dhe shkëputur disa herë për shkak të stuhisë.

OSHEE Lezhe vijon të punojë pa ndërprerje për normalizimin e situatës. Energjia elektrike është rikthyer dhe shkëputur disa herë për shkak të stuhisë, e cila shkëput telat. Pavarësisht motit dhe terrenit, nuk është ndaluar ne asnjë çast puna, e cila vijon ende, siç shihet në foton e marrë në Kallmet”- sqaron kompania.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *