Vendosni fjalën kyçe....

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, Berisha shkon në Kuvend


Kreu i Rithemelimit të PD-së Berisha ka shkuar në Kuvend ku pritet të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Më herët në  kryesinë e Kuvendit kanë shkuar edhe deputetët e opozitës. Dy seancat e fundit në Kuvend janë shoqëruar me tensione e përplasje të forta.

Në seancën e parë deputetët e Foltores dhe grupi i Gazment Bardhit bllokuan ulëset e ministrave duke bërë që seanca të ndërpritej pas vetëm 20 minutash.

Në seancën e së hënës pati përplasje të forta fizike me deputetin e PD-së Nallbati që goditi atë të PS-së Sinaj.

Pas përfundimit të seancës, Berisha e Bardhi bënë akuza të forta ndaj kryeministrit Rama e deputetëve të PS-së duke thënë se kanë marrë peng parlamentarzimin në vend dhe se po i bllokojnë çdo nismë e çdo lëvizje opozitëts duke paralajmëruar për rezistencë.