Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët në Afrikën e Jugut bashkohen për të mbrojtur bizneset nga plaçkitjet


Gati një javë pasi burgosja e ish-Presidentit të Afrikës së Jugut Jacob Zuma shkaktoi protesta të dhunshme, anëtarët e komunitetit dhe forume lokale të policisë kanë filluar të punojnë për të mbrojtur bizneset nga plaçkitjet.

“Ne kemi qenë këtu që prej natës së kaluar për të siguruar që kjo qendër tregtare të mos plaçkitet,” – i tha Mike Mazibuko, një banor i fshatit Soweto, për Anadolu Agency jashtë Maponya Mall, e vetmja qendër tregtare që i ka mbijetuar grabitjes deri më tani.

Mazibuko tha se ata janë të vendosur për të mbrojtur qendrën tregtare, pasi ajo është një burim jetese për shumë njerëz në zonë.

“Ky biznes punëson qindra persona. Çfarë do të ndodhë me ta kur të rrafshohet?” – pyeti ai. Ai tha se njerëzit po përdorin çështjen e burgosjes së Zuma si një justifikim për të kryer krime, plaçkitje dhe krime të tjera.

Në East Rand, turma njerëzish u mblodhën pranë Chris Hani Crossing, qendra tregtare në Vosloorus, e cila u plaçkit të hënën.