Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me mbajtëset metalike në Fushë Krujë, plagoset rëndë i riu


Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në aksin Vore-Fushë-Krujë në afërsi të fshatit Hasan.

Një automjet tip Mercedes Benz, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike anësore, e cila ka hyrë në xhamin e përparmë, nga ana e shoferit, duke e ndarë makinën përgjysmë.

Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 23-vjeçari. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të riun nga mjeti.