Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi: Nëse nuk respektohen afatet e ngarkuara nga Kushtetuesja, diaspora do e ketë të pamundur të votojë në 2025


Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, në një tryezë të përbashkët me përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile deklaroi se nëse Kuvendi dhe partitë politike nuk plotësojnë kushtet që ka vendosur Gjykata Kushtetuese, diaspora do ta ketë të pamundur të votojë edhe në vitin 2025. 

“Në 2025 nuk e dimë nëse do bëhet procesi i votimit nga jashtë. Fakti është që të gjithë e dimë se është e pa qartë situate. Edhe pse në një lloj mënyre, diaspora për Shqipërinë e lirë nëpërmjet aksionit të saj dhe Gjykatës Kushtetuese, vendosi drejtësi, e ka bërë të pa qartë situatën. Kemi një vendim të GJK, që konstaton se në ligjin zgjedhor, ka mangësi për sa i përket votimit nga jashtë. Nuk mundet të ketë votim nga jashtë sepse na mungon ligji.

Gjykatës Kushtetuese, ka ngarkuar kuvendin që brenda një afati të caktuar të përmbushë detyrimet. Gjykatës Kushtetuese, është e qartë. Ka boshllëk ligjor dhe prandaj nuk u mundësua votimi nga jashtë. Është e qartë. Kjo nuk ka nevojë për tu shpjeguar më shumë. Jemi para faktit se mungo baza ligjore për të mundësuar votimin nga jashtë. Është e qartë ka vendosur dhe një afat. Opinioni im është ky që nëse Kuvendi i Shqipërisë, nuk do ketë korrigjim të boshllëkut ligjor në zgjedhjet e 2025, nuk do të ketë votim nga jashtë”-deklaroi Celibashi.