Vendosni fjalën kyçe....

Sherri për pronën te Kepi i Rodonit, mes të arrestuarve ish-deputeti socialist Mark Frroku


Ish-deputeti socialist Mark Frroku është mes personave të arrestuar pas sherrit të djeshëm në Kepin e Rodonit.

Përplasja ndodhi mes katër banorëve të fshatit Shetaj dhe katër  përfaqësuesve të Kishës Katolike, që kishin shkuar të rrethonin një pronë.

Përplasja mes palëve ndodhi lidhur me një pronë për të cilën përfaqësuesit e kishës thonë se kanë dokumentin përkatës, diçka të cilën e pretendojnë edhe banorët e zonës.

Gjatë sherrit të djeshëm përveç sendeve të forta, sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe  një gëzhojë arme zjarri, që dyshohet se është përdorur.

Përfaqësuesit e kishës kishin shkuar në vend për të rrethuar pronën, për të cilën pretendojnë se kanë dokumentin e pronësisë e më pas janë përplasur me katër banorë të fshatit Shetaj.