Vendosni fjalën kyçe....

Iu shkrumbua banesa nga rezistenca elektrike me të cilën po ngroheshin, humbin jetën burrë e grua në Borsh


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Borsh të Sarandës, ku një çift bashkëshortësh janë asfiksuar dhe për pasojë kanë humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në banesën e tyre, e cila është shkrumbuar. Sipas “Report TV”, dy të moshuarit Rrapo Çika 83 vjeç dhe Savoja Çika 71-vjeçe kanë qenë duke u ngrohur me rezistencë elektrike. Por kjo e fundit dyshohet se ka marrë flakë dhe për pasojë dy të moshuarit kanë humbur jetën nga asfiksimi në dhomë.