Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli godet postet ushtarake në Siri pas zjarrit me raketa


Ushtria izraelite tha këtë të  hënën se goditi postet ushtarake në Sirinë jugperëndimore pas lëshimit të raketave.  Në një deklaratë ushtarake u bë me dije se grevat synonin raketahedhësit, të cilët ishin burimi i raketave të shkrepura drejt territorit izraelit, shkruan AA.

Agjensia shtetërore e lajmeve e Sirisë SANA, duke cituar një burim ushtarak, tha se sulmet ajrore synuan dy poste ushtarake në krahinën Deraa, duke rezultuar në “disa humbje materiale.