Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 47-vjeçari në Vlorë, kanosi me armë gjahu një 57-vjeçar pas një konflikti


Një konflikti i nisur për motive të dobëta ka përfunduar në kanosje me armë në Vlorë, nga një 47-vjeçar i cili është arrestuar më pas.

“Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Cerkovinë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, kishte kanosur me armë gjahu shtetasin L. B., 57 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. Q. Gjithashtu u sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky shtetas e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.            

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.