Vendosni fjalën kyçe....

10 prokurorë të SPAK-ut me në krye Dumanin nisen për Washington


10 prokurorë të SPAK-ut me në krye kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin, janë nisur për në Washington.

Arsyeja e vizitës zyrtarisht lidhet me punën e tyre dhe kontaktet me kolegët amerikanë të FBI-së.

Axhenda e Dumanit parashikon dhe takime shtesë me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme amerikane dhe Departamentit të Drejtësisë.

Organizatorët amerikanë dhe SPAK nuk kanë dashur t’i japin bujë kësaj vizite, por më shumë se një vizitë pune kjo konsiderohet një vizitë e konfirmimit të mbështetjes absolute  që SPAK merr nga SHBA./Hashtag.al