Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha të shkojë andej nga erdhi, deputetët të mos pranojnë bashkëpunimin me Ramën të imponuar nga kryedemokrati


Deputeti Sali Berisha në foltoren e organizuar ditën e sotme në Fier i bëri thirrje Kryetarit të PD-së Lulzim Basha të largohet.

Më tej ai i bëri thirrje deputetëve të mos pranojnë asnjë bashkëpunim me Ramën të diktuar nga Basha.

Miq! Edhe njëherë dua të shtoj se ky entuziazmi juaj është energjia e rikthimit të opozitës në vend dhe e vlerësoj jashtë mase. Lul Basha, ‘Peng’ Basha do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Nuk ja ka bërë askush partisë atë që ja ka bërë ai. Ndoshta mund të kishte akumuluar ndaj meje. Atë pengesën që unë nuk duhet të përzihem nga Partia Demokratike, e kishe. Për t’ia thënë atij, ia thoja të gjitha. I thoja dhe për ju, por nuk ma merrte mendja që do të ishte kaq amoral dhe i pabesë. Ne jemi komb i besës. Ne e kemi një veçanti, atë nuk mund ta bëjë. Çfarë do thoshte nëse do mblidhte forumin, nuk fitonte, jep dorëheqjen pra. Kur të kanë peng nuk të lejojnë të japësh dorëheqjen.

Njeriu i lirë është i lirë në vendimet e tij, gabimet dhe korigjimet e tij. Ai uroj që të dorëzojë dhe mandatin dhe të shkojë nga erdhi. Do i them një gjë. Këtu një thirrje në emër të deputetëve të PD-së, grupi parlamentar është një institucion themelor i PD-së. Shprehni mendimet, por asnjë lloj bashkëpunimi me të diktuar nga Lul Basha me Edi Ramën të mos pranoni sepse ne jemi në proces t’i mbarojmë proceset tona, t’ju pyesim ju dhe të shprehni ju vendimet e juaja dhe pastaj të ecim. Asnjë lloj vendimi të Lulzim Bashës për të bashkëpunuar dhe të shkelni PD-në me Edi Ramën. Për të tjera jeni të lirë të shprehni mendimet siç i keni” – tha Berisha.