Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën e Kombit, përplasen dy makina, raportohen disa të plagosur


 

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin nacional Rrëshen-Rubik, pjesë e Rrugës së Kombit.

Dy automjete janë përplasur midis tyre, ndërsa njëra është përmbysur në mes të rrugës. Për pasojë, disa persona kanë mbetur të plagosur.

Pas ngjarjes, forcat e rendit kanë shkuar në vendin e aksidentit për të sqaruar rrethanat.

Bëhet me dije se janë përplasur dy automjete. Njëra prej tyre është përmbysur në rrugë.

Sipas raportimeve, mësohet se si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të plagosur. Nuk dihet ende për detaje të mëtejshme.

Pas ngjarjes, forcat e rendit kanë shkuar në vendin e aksidentit për të zbardhur rrethanat e aksidentit.