Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori i filmit “The Goodfather”


James Caan, ylli i filmave hollivudian duke përfshirë “The Godfather”, “Elf” dhe “Misery” vdiq më 6 korrik, njoftoi një zëdhënës i aktorit. Can ishte 82.

“Me pikëllim të madh ju informojmë për ndarjen nga jeta të Jimmy-t në mbrëmjen e 6 korrikut”, u shkrua të enjten në llogarinë e aktorit në Twitter. “Familja vlerëson shprehjen e dashurisë dhe ngushëllimet e përzemërta dhe kërkon që të vazhdoni të respektoni privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë.”-thuhej në mesazhin e shpërndarë në Twitter.