Vendosni fjalën kyçe....

“Berisha nuk do zbatojë vendimin për paraqitje” – Deklarata


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Opinion” se është i gatshëm të shkojë në çdo kohë në gjykatë, por nuk mund të pranojë që të shkelet kushtetuta.

Berisha tha se gjyqtarja ka shkelur kushtetutën duke kufizuar lëvizjen e tij pa marrë më parë autorizimin nga parlamenti.

Ish-kryeministri i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të votojë në parlament heqjen e mbrojtjes që e mundëson mandati i deputetit.

“Jam i gatshëm të paraqitem para çdo institucioni akuze në çdo kohë pa hezitim, pavarësisht se çfarë konsiderate ke për personin që do të marrë në pyetje, nuk duhet të refuzohet. Çfarë ndodh, një gjykatëse merr për sipër të shkruaj në tryezën e saj Kushtetutën. Akti miq i rënë që mund të bëjë një prokuror apo gjykatës. Ka shkelur të drejtën e konventës së njeriut, për lirinë e lëvizjes. Kushtetuta, unë jam autor për heqjen e mbrojtjes së deputetëve, e rrëzoi Edi Rama me argumentin se na arreston Sali Berisha. I them sot Edi Ramës sot, bëhu burrë dhe hajde ta votojmë. Kjo është një formë arrestimi me detyrim paraqitje”,-tha Berisha.

Berisha tha se nuk do zbatojë një vendim që nuk e njeh dhe për këtë deklaroi se nuk do paraqitet siç kërkon vendimi i gjykatës.

Unë nuk do të paraqitem, absolutisht jo.,-tha Berisha.