Vendosni fjalën kyçe....

Rama “nxjerr kokën”…në “Twitter”


Kryeministri Rama është bërë i gjallë pas 4 ditësh mungesë në vend dhe në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një postim në faqen e tij në “Twitter” ku shkruan se nuk ka asgjë përveç larjes së jashtënxjerrjeve të opozitës nëpër botë.

Rama ka sulmuar opozitën duke e emërtua një tufë qorre që mësyn fizikisht deputetët dhe sajon kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin.

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat. – shkruan Rama në faqen e tij në “Twitter”.