Vendosni fjalën kyçe....

Gafa e Donald Trumpit: Lideri i Turqisë Viktor Orban, një nga politikanët më të fuqishëm në botë


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se ka ngatërruar liderët e Turqisë dhe Hungarisë në një fjalim të fushatës në New Hampshire, ku kjo është një tjetër gafë e tij.

Ka një njeri, Viktor Orban, a ka dëgjuar dikush ndonjëherë për të? Ai është ndoshta një nga liderët më të fortë kudo në botë. Ai është lideri i Turqisë”, tha Trump, duke iu referuar kryeministrit hungarez.

Presidenti i Turqisë është Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa Viktor Orban është kryeministrii Hungarisë. Trump nuk u ndal me kaq, por vijoi gafat duke shtuar se Hungaria ndante një kufi me Rusinë.

Por në realitet as Turqia dhe as Hungaria nuk ndajnë asnjë kufi me Rusinë, raporton Businessinsider.

Pasi u ndal për t’iu drejtuar anëtarëve të audiencës, Trump iu kthye temës dhe e korrigjoi gafën e tij herën e dytë:

 “Por Victor Orbán, ai është kreu i Hungarisë dhe ai e ka të vështirë, më lejoni t’ju them, ai e drejton atë siç duhet, e drejton fuqishëm dhe nuk i lë terroristët në vendin e tij”.