Vendosni fjalën kyçe....

IKMT nis shembjen e një subjekti pa leje ndërtimi në zonën e Shirokës në Shkodër 


Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit është vendosur mengjesin e sotëm në zonën e Shirokës në Shkodër. Nga ky aksion që ishte i  paralajmëruar më parë nga IKMT, pritet të shembet një objekt në afërsi të qendrës së Shirokës, buzë liqenit të Shkodrës. 

Nisur dhe nga foto, IKMT ka rrethuar subjektin me shirit të verdhë dhe ka nisur punën për shembjen.

Sipas të dhënave ky objekt do të shembet plotësisht pasi nuk disponon dokumentacionin me leje për ndërtimin e këtij objekti.

Ky është objekti më i madh që shembet nga IKMT në këtë zonë ndërkohë që pak ditë më parë është shembur një tjetër objekt në afërsi të Zogajve.

Në total në të gjithë territorin e bashkisë Shkodër mësohet se janë 48 objekte që do t’i nënshtrohen prishjeve me shkresë të IKMT dhe kryeinspektorit Agim Ismaili.