Vendosni fjalën kyçe....

Tre gjigandë kërkojnë shërbimet e sulmuesit të Seria A


Mauro Icardi ka vite që shënon rregullisht tek Inter dhe mesa duket argjentinasi mund të largohet nga Serie A.

Kapiteni 25-vjeçar i Inter ka shënuar shtatë gola dhe dy asiste këtë sezon dhe ka shpëtuar ekipin e tij në ndeshjet e mëdha.

Sipas calciomercato, Real Madrid është interesuar për transferimin e Icardi-t në Bernabeu, megjithëse agjentja dhe gruaja e tij Wanda Nara thuhet të jetë një problem për Los Blancos.

Chelsea është një tjetër klub që është përfolur shpesh për interesin ndaj Icardi-t dhe duke parë problemet në sulm, ai do të ishte një përforcim që do të pëlqehej shumë nga trajneri Maurizio Sarri, i cili e njeh shumë mirë.

Ekipi i fundit që është përmendur për transferimin e tij është Liverpool i Jurgen Klopp që do të bëjë çmos të marrë një peshë të rëndë në sulm për sezonin e ardhshëm.

Icardi do të ketë mundësi zgjedhjeje në fund të këtij sezoni.