Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i OKB-së : 20 kamionë të tjerë me ndihma do të mbërrijnë sot në Gaza


Një zyrtar i lartë i OKB-së bëri të ditur se 20 kamionë të tjerë me ndihma humanitare do të mbërrijnë sot në Gaza. Furnizimet do të hyjnë në rajon nga Egjipti, shtoi azi.

Vihet re se të shtunën, 20 kamionë hynë në Gaza si pjesë e misionit të ndihmës së parë në terren që kur Izraeli vendosi një rrethim total.

Izraeli më pas lejoi një kolonë të dytë prej 15 kamionësh të hynte në Gaza të dielën.

Një kolonë e tretë e vogël ndihmash nga Egjipti hyri në Gaza të hënën, sipas Sky News.