Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e mjekësisë godasin me letra higjienike Ministrinë e Arsimit, kërkojnë anulimin e ligjit


Studentët e mjekësisë janë mbledhur sërish në protestë ku kundërshtojnë ligjin e qeverisë që i detyron ata të shërbejnë në Shqipëri për një periudhë kohe.

Përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres dhe anulimin e ligjit.

Ata kanë zgjedhur ditën e sotme të godasin me letra higjienike dritaret e ministrisë.

Ndërsa kanë bllokuar dhe “Rrugën e Durrësit” për të demonstruar kundërshtinë e tyre kundrejt ligjit.

Nga ana e qeverisë nuk ka pasur asnjë reagim që prej fillimit të vitit akademik dhe nisjes së protestave.