Vendosni fjalën kyçe....

Partizani mund Erzenin në minutën e fundit


Partizani ka marrë fitoren e 3-të radhazi në kampionat, teksa sot pasdite mundi 1-2 Erzenin në “Arenën e Demave”.

Partizani ka marrë fitoren e 3-të radhazi në kampionat, teksa sot pasdite mundi 1-2 Erzenin në “Arenën e Demave”.

Në minutën e 27-të, Cara, ia doli të dërgojë topin në rrjetë. Në fundin e pjesës së parë, Kahrimanovic ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër, duke lënë Erzenin me një lojtar më pak, për më shumë se një pjesë loje.

Edhe pse me një lojtar më pak, ekipi nga Shijaku reagoi shumë mirë, duke vendosur ekuilibrat në minutën e 65-të me Meçja.

Të kuqtë insistuan për 3 pikët dhe gjetën golin një minutë para fundit, me anë të Mensah.

Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa Erzeni është në vendin e shtatë me 11 pikë.