Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi seancë të posaçme për Presidentin e Kroacisë, Milanoviç: Dy vendet tona mike ndajnë shumë lidhje historike


Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e posaçme për Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili ka ardhur në Shqipëri në kuadër të një vizite zyrtare.

Ai u shpreh para deputetëve të parlamentit dhe kabinetit qeveritar se Shqipëria dhe Kroacia ndajnë lidhje të shumta historike mes tyre, ndërsa shprehu falënderimet për pritjen.

“Të nderuar deputetë, zonja dhe zotërinj, kam nderin që jam në Tiranë sot. Dëshiroj të përshëndes në emër të Kroacisë pritësit tanë në Kuvend, ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë në vendin tuaj. Dy vendet tona mike ndajnë shumë lidhje historike”, tha Milanoviç.

Milanoviç më herët gjatë ditës ka zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe ka kryer një konferencë për mediat me të, ku temat e në fokus ishin mbi procesin dhe hapat e Shqipërsisë drejt BE-së, si edhe mbi ngjarjet e rënda në veriun e Kosovës.