Vendosni fjalën kyçe....

Balluku mesazh sensibilizues me gratë e Bulqizës: Diagnostikimi i kancerit të gjirit ka të bëjë me gjithë familjen


Belinda Balluku po mban një takim me gratë dhe vajzat e Bulqizës, nga ku përcolli një mesazh për parandalimin e kancerit të gjirit. Ajo apeloi për kryerjen e kontrolleve për të kapur në kohë këtë sëmundje pasi siç theksoi ajo, jeta e një gruaje prek të gjithë familjen.

Fjala e zëvëndës kryeministres Belinda Balluku:

Një grua ka disa përgjegjësi, sidomos ky kanceri i gjirit shfaqet në moshat më të vjetra se 40 vjeç, në ato mosha kur ne kemi disa përgjegjësi të ndryshme. Nga ana tjetër, na duhet që të jemi me përgjegjësi të plotë edhe për prindërit që plaken dhe mosha nga 40-50 është një moshë ku pasha dhe përgjegjësitë e një gruaje, që drejton një familje dhe jetë, janë shumë më të mëdha dhe më intensive që keni pasur në fillim.

Kështu që për t’u kujdesur nuk ka të bëjë thjesht me ju. Ka të bëjë me fëmijët dhe partnerët tuaj, me prindërit tuaj, me të gjithë ata që i kanë sytë nga ju. Një grua dhe jeta që ajo ka nuk i përket vetëm asaj. Që në ditën që bëhemi nëna jemi në përgjegjësi të plotë edhe për fëmijët tanë. Edhe kur ata bëhen 18 vjeç, ne sërish mbajnë përgjegjësi për ta.

Të dashura motra dhe shoqe, diagnostikimi i kancerit të gjirit nuk ka të bëjë vetëm me ju. Ka të bëjë me familjet tuaja, fëmijët, me të gjithë shoqërinë. Nuk ka asgjë për të ardhur turp. Nuk është faji i askujt prej ne, këto janë zgjedhje natyrale dhe çka duhet bërë? Duhet diagnostikuar sa më herët për t’i paraprirë të gjithë procesit të shërimit nga kanceri.”