Vendosni fjalën kyçe....

Partizani merr fitoren e parë në Superligë, Teuta bie në Laç


Partizani ka arritur që në javën e 8 të Superligës të shënojë fitoren e parë për këtë sezon.

Përballë Kastriotit, “demat e kuq” fituan me rezultatin 0-2 duke marrë tre pikë që e rritin në luftën për fundin e tabelës.

Golat për Partizanin u shënuan nga Musta në pjesën e parë dhe Rrapaj në minutat e fundit të pjesës së dytë.

Në sfidën tjetër Teuta është mundur nga Laçi. Kurbinasit shënuan një gol për çdo pjesë.

Kështu, Laçi merr tri pikë që e afrojnë me vendin e tretë që mbahet nga Teuta me vetëm 1 pikë.