Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Vila e ish-diktatorit Hoxha shndërrohet në rezidencë artistësh, i pranishëm në ceremoni dhe presidenti Macron


Vila e ish-diktatorit, e njohur ndryshe si ‘Vila 31’ do të jetë tani më një strehë e artit. Mësohet se kjo vilë do të shndërrohet në një rezidencë artistësh në një bashkëpunim me fondacionin francez “Art Explora”.

Lajmi u prezantua nga Ministrja e Kulturës Elva Margarit. I pranishëm në ceremoni është edhe presidenti francez, Macron, në prani të kryeministrit Edi Rama.