Vendosni fjalën kyçe....

Rreziku i pezullimit të vizave, paralajmërimi i Macron dhe Ramës për Kosovën


Kosova rrezikon t’i pezullohet liberalizimi, ishte paralajmërimi nga Tirana e bërë nga Presidenti i Francës, Emannuel Macron dhe kryeministri Edi Rama. 

Presidenti francez tha se Serbia dhe Kosova dhe Serbia nuk po e mbajnë fjalën për t’iu rikthyer dialogut.

“Ne e ndjekim me vigjilencë tensionet që mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim që është i fortë dhe i mirë. Presim të respektohet nga dy palët. Përgjegjësia e Vuçiçit të dënojë prerazi aktet e 24 shtator, se kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi. Presim nga Kosova dhe Serbia, riorganizimi i zgjedhjeve në komunat, pjesëmarrja e serbëve, njohjen e asociacionit nga Kosova. Pres që Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga Osmani dhe Kurti. Ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës, fjala nuk po mbahet pres të angazhohen dy palët. Është kusht i paqes në të gjithë zonën”, tha Macron.

Edhe Rama ia vuri fajin Kosovës për rrezikun që i kanoset për pezullimin e vizave. 

Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do ishte dramatike të humbiste një të drejtë të fituar për të lëvizur lirisht në BE. Ndërkohë të dyja palët kanë një plan, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës.

Më rrëqethet mishi kur mendoj se mund të ketë ndalesë në liberalizimin e vizave. Por duhet ta kërkojmë te vetmja, jo te presidenti i Francës, ta bëjë Kosova pjesën e vetë. Pastaj t’ia lërë Serbinë BE-së. Nuk bëhemi pjesë e politikave që nuk janë pjesë e faktorit të ditës. Çdo shfaqje jo-europiane, nuk ka lidhje me ne.”, u shpreh Rama.