Vendosni fjalën kyçe....

Kombëtarja e pandalshme, fiton miqësoren me Bullgarinë 2-0


Sylvinho eksperimenton, por fiton.

Me 6 ndryshime në raport me sfidën e fundit, një rotacion thuajse i plotë, por sërish, Shqipëria jo vetëm që nuk stonon, por shfaqi një ekip solid, dominoi dhe fitojë pastër 2-0 përballë Bullgarisë.

Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 40-të, kuqezinjtë arritën të gjenin rrugën e rrjetës me një aksion model.

Uzuni futi një top të bukur në zonë, aty ku Laçi shumë pranë vijës fatale tundi rrjetën. Për të hipotekuar këtë fitore mendoi Erenst Muçi.

Ylli kuqezi me një goditje fantastike nga distanca realizoi një super gol duke e kthyer në festë këtë test miqësor, muaji tetor do të kujtohet gjatë për spektaklin e dhuruar nga djemtë kuqezi.