Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Macron mbrojti Serbinë e kërcënoi Kosovën në mes të Tiranës, Franca e njohur për qëndrimet pro Beogradit


Sekretari Organizativ te Rithemelimi i PD-së Klevis Balliu ka denoncuar qëndrimin e presidentit francez në Tiranë, Macron.

Ai shkruan se Macron vijoi traditën shekullore franceze duke mbrojtur Serbinë e duke kërcënuar Kosovën me bllokim të vizave.

Në shënimin e tij në Facebook Balliu thekson se qeveria shqiptare e politika e saj e jashtme duhet të jenë të ndërgjegjshme se Franca është mbrojtësja më e madhe e qëndrimeve serbe

. Në fund Balliu shton se Franca ka një raport historik politik me Serbinë e deri në Rusi.

“Macroni, mysafiri që përmbysi kupën e popullit mikpritës. Presidenti Francez në vijim të traditës shekullore të shtetit të tij e mbrojti Serbinë në mes të Tiranës duke kërcënuar Kosovën me bllokim të vizave integruese në Evropë. Kjo u bë në kryeqytetin e kombit shqiptar, ku një President Amerikan George Ë Bush dha pavarsinë e Kosovës. Kjo është një diferencë dramatike. Qeveria shqiptare dhe politika e saj e jashtme dhe politika kombëtare duhet të jenë të ndërgjegjshëm se mbrojtësi më i madh në BE i qëndrimeve Serbe është Franca. Pavarësisht nga antarësia në NATO ajo nuk e pengon veten të furnizojë me armë Serbinë dhe të krijojë në çdo tryezë diplomatike aspektin sentimental ndaj Serbisë. Nuk duhet të ketë një shqiptar të vetëm kudo që ndodhet të mos e di dhe vlerësojë këtë raport politik historik të Francës me Serbinë deri tek Rusia. Është një inventar i gjatë datash të tmerrit shqiptar nga qëndrimet franko sllave dhe prandaj Rama është ky shërbëtor i bindur i Vuçiçit,mos kërkoni burim tjetër të së vërtetës.” – shkruan Balliu.