Vendosni fjalën kyçe....

“Deklaratat u manipuluan sërish nga Rama”, reagon Petrit Vasili pas deklaratës së presidentit francez


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron për pezullimin e vizave për Kosovën.

Vasili nëpërmjet një postimi në rrjete sociale shprehet se se kjo nuk është hera e parë që Macronit i manipulohen deklaratat nga kryeministri Edi Rama.

Postimi i plotë:

Ashtu si ne 2019, Makronit perseri i manipulohen deklaratat prej Edi Rames se mbushur me pleshta!
Nuk eshte hera e pare qe Makronit i manipulohen deklaratat nga Rama.

E njejta ndodhi ne vitin 2019 kur Rama dhe bataku i tij mediatik fajesuan Makronin per moshapjen e negociatave me Shqiperine, e ku vete Presidenti francez u detyrua ti pergenjeshtronte po vete keta.
Te rrish prane qenit mbushesh me pleshta thote nje fjale e urte.
Per fat te keq i nderuari Presidenti Makron perseri e harroi dhe nuk e pati parasysh kete.
Ndaj sot u prodhua nje tjeter keqkuptim i qellimshem me deklaraten e Makron per liberalizimin e vizave per Kosoven.

Batalioni pleshtave pra i mediave te inceneratoreve te Rames me histeri gezonin, qe te pezullohej liberalizimi i vizave per Kosoven.
Por perpara pak minutash Kabineti i Presidentit Makron sqaroi se eshte e kunderta dhe pikerisht qe Franca eshte e palekundur ne vendimin per liberalizimin e vizave per Kosoven.

Ja deklarata e vertete e Makron sipas Kabinetit te tij :
“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, vizat janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet”, u shpreh Macron sot.