Vendosni fjalën kyçe....

Basha shprehet i sigurt: Jemi fitues që sot, çdo lloj sondazhi e nxjerr Ramën humbës


Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një intervistë për Çim Peka Live është shprehur i bindur se do fitojë zgjedhjet më 25 prill.

Basha tha se çdo fitues e nxjerr atë fitues dhe se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot apo nesër Kryeministri Rama do largohej.

Partia Demokratike është në kuotat më të larta të 11 viteve të fundit dhe opozita e bashkuar është fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit që në këtë moment. Kemi edhe sondazhe të tjerë. Është sondazhi i largimit masiv të shqiptarëve. Por ne sfidën nuk e kemi me Edi Ramën, por me qytetarët. Nëse  zgjedhjet do të mbaheshin sot apo nesër, Edi Rama është i larguar”-tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *