Vendosni fjalën kyçe....

Rama në hapjen e degës së Kolegjit Evropian: S’ka mësues që t’i bën nervat copë si BE-ja


Kreu i qeverisë Rama mori pjesë në ceremoninë e hapjes së degës së re të Kolegjit Evropian në Tiranë, që do nisë vitin akadememik në shtator 2024.

Gjatë konferencës për shtyp bashkë me zyrtaret e larta të BE-së von der Leyen e Mogherini, Rama tha se pa ndihmën e BE-së, përpjekja e Shqipërisë për t’u ringritur pas tërmetit do kishte qenë e pamundur.

“Është inkurajuese të shohësh BE të kalojë shumë shpejt nga fjalët në vepra, por është inkurajuese dhe më duhet të them se kjo është diçka që e kemi përjetuar këto viteve  fundit falë përkushtimit të presidencës e cila na ka shoqëruar në momente kaq të errëta si prsh tërmeti shkatërrimtar tronditi Shqipërinë. Mund të them se pa të rrugëtimi ynë për t’u ringritur dhe për të ndërtuar nga e para më mirë do të kishte qenë i pamundur. Dua të nënvizoj, se sa e rëndësishme është kjo nismë që merre jetë sot brenda një kohë shumë të shkurtër. Priremi të mendojmë se Europa ka të bëjë me ekonominë, me financimin, të gjitha këto gjëra janë të vërteta, pro Europa ka të bëjë me dijen, me të mësuarit sesi të gjitha problemet që kemi shkaktuar nga e shkuara, ti transformojmë.” – tha Rama.

Kryeministri shtoi më tej se Shqipëria është e bekuar që rrethohet nga BE-ja ndërsa tha me shaka se ‘nuk ka mësues që t’i bën nervat copë si BE-ja’ dhe se nuk ka asnjë rrugë tjetër.

Rama tha gjithashtu se BE-ja është më e mira për t’u mësuar vendeve që të ecin para duke u shndërruar e duke ndërtuar një shtet demokratik e funksional.

“Mendoj sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend e që rrethohemi nga BE. Askush nuk mund t’u mësojë vendeve që gjenden në pjesë të tjera të botës që duan të ecin para duke transformuar shtetet e tyre. BE-ja është më e mira, që e bën këtë. Askush nuk mund ta shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vet dhe të sigurojë një shtet demokratik e funksional për shtetasit e vet siç bën BE-ja. Nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE-ja. Kolegji është në pararojë të kësaj, por s’ka rrugë tjetër. ky kolegj është më shumë sesa një universitet që vjen nga jashtë e bëhet pjesë e sistemit tonë për të ofruar më shumë mundësi. Kjo përveç kësaj është edhe një mësim më i thelluar për BE-në. Mendoj se kemi të drejtën të jemi të lumtur dhe më shumë të më tepër të rinj shqiptarë sesa 31 të tillë janë të prirur e duan të jenë pjesë e tij.” – shtoi Rama.