Vendosni fjalën kyçe....

Shoku i skuadrës me koronavirus, Ronaldo vetëkarantinohet në shtëpinë e tij në Portugali


Pasi shoku i tij i skuadrës Daniele Rugani u konfirmua me koronavirus, fansat janë të shqetësuar në veçanti dhe për Cristiano Ronaldon.

Siç shkruan eurosport, Ronaldo është në karantinë në vendlindjen e tij Madeira, ku kishte shkuar për të takuar nënën e tij pas fitores 2-0 ndaj Interit që u luajt të dielën pa tifozë.

“Cristiano Ronaldo nuk është trajnuar dhe mbetet në Madeira në pritje të ngjarjeve se si do veprohet me urgjencën aktuale shëndetësore”– tha Juventus në një deklaratë pas seancës stërvitore të skuadrës të mërkurën. Ronaldo tani do të izolohet në shtëpinë e tij.

Sipas raportimeve në mediat italiane, tanimë e gjithë skuadra e Juventusit do të kalojë dy javë në karantinë, çka do të thotë se ata nuk do të jenë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Lyonit më 17 mars.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *