Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi brutal i Hamasit, Putin: Izraeli u përgjigj po aq brutalisht, të gatshëm të ndërmjetësojmë


Presidenti rus Vladimir Putin nga samiti i Komonuelthit të Shteteve të Pavarura në Bishkek, Kirgistan komentoi luftën mes Hamasit dhe Izraelit.

Gjatë fjalimit të tij, Putin tha se Izraeli u përball me një sulm brutal, por u përgjigj po aq brutalisht, duke shtuar se Rusia ishte e gatshme të vepronte si ndërmjetëse midis kombeve në një numër konfliktesh globale, sipas RT.

Putin tha se jo të gjithë në Gaza e mbështesin Hamasin.

Duke folur për konfliktin në Ukrainë, ai tha se nuk do të habitej nëse Kievi do të përpiqej t’i shesë armë edhe Rusisë: “Ata do të shesin gjithçka”. tha Putin.