Vendosni fjalën kyçe....

MEPJ pranon se në Gaza janë disa shqiptarë: Nuk kishin deklaruar në asnjë seli që jetonin atje


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka njoftuar se është vënë në dijeni se në Rripin e Gazës ka shtetas shqiptarë.

MEPJ thotë se nuk ka qenë në dijeni se në Gaza ka pasur shtetas shqiptare dhe nuk ka pasur asnjë deklarim të tyre pranë selive diplomatike në Egjipt apo Izrael.

Pas rënies në kontakt MEPJ thotë se po komunikon me institucione dhe organizata që të lehtësojë kthimin e tyrë dhe daljen nga Rripi i Gazës.

“Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontakt me disa qytetarë (shtetas shqiptarë) të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës.

Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës. Më herët, MEPJ nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës.

Prej kontaktit të parë me këta shtetas, MEPJ është në komunikim në vazhdueshëm me përfaqësitë e saj në Egjipt dhe Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.