Vendosni fjalën kyçe....

Basha flet si kryeministër i ardhshëm: Zotimi im i parë është çlirimi i medias nga robëria


Lulzim  Basha, i cili ka drejtuar deri para pak ditësh PD-në zyrtare, deri në sqarimin në gjykatë të çështjes së vulës e logos, tha sot se çlirimi i medias do jetë premtimi i parë i PD-së në programin e saj të ri që pritet të shpaloset shpejt.

Teksa foli në festën për 33-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike, ai tha se media duhet çliruar nga robëria e lidhjet me pushtetin, që kanë zhbërë misionin e saj.

“I urojmë medias dhe punonjësve të saj një vit të mbarë dhe një vit kthese për lirinë e shtypit. Ne demokratët kemi probleme jo të vogla me imazhin dhe perceptimin e imazhit. Pjesë e kësaj është edhe gazeta Rilindja Demokratike. Duhet të reflektojmë dhe kemi një vullnet dhe besim të rigjetur për të reflektuar siç jemi zotuar 33 vite më parë, për të ndërtuar ura komunikimi me shoqërinë, grupet e interesit dhe individët që përbëjnë shoqërinë shqiptare. Zotimi i im i parë sot është se PD duke nisur me shpalosjen e programit të saj në vijim zotohet se do çlirojë median shqiptare nga robëria dhe lidhjet me pushtetin që ka zhbërë misionin kryesor të medias”, tha Basha.