Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kjo qeveri falimentoi ujësjellësin e Durrësit, ku shkuan 170 mln euro grante


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte në Durrës, ku zhvilloi një takim me këshilltarët e PL.

Meta, gjatë fjalës së tij tha se qeveria është shkrirë me partine për qëllime elektorale, ndërsa theksoi se një nga pasojat për Durrësin pas 14 majit ishte falimentimi i Ujësjellësit, që siç theksoi ai u shndërrua në një ndërmarrje elektorale.

Durrësi është një bashki që është përfshirë nga ethet e plakjes. Numri i banorëve të Durrësit vjen në rënie. Kështu ndodh kur shteti shkrihet me partinë për qëllime elektorale. Bën ato krime elektorale që janë në vëmendje të raportit të OSBE/ ODIHR.

Grupi ynë i këshilltarëve duhet të vendosin në axhëndë e punës së këtyre këshillave problemet e qytetarëve dhe për ti ballafaquar drejtuesit me mos mbajtjen e premtimeve për shkak të korrupsionit.

Një nga pasojat e para të zgjedhjeve të 14 majit për Durrësin ishte shpallja e falimentit të ndërmarrjes së Ujësjellësit të Durrësit, një ndërmarrje elektorale. Ku shkuan mbi 170 mln euro grante për ujësjellësin e Durrësit. Vetëm vitin e fundit u dyfishuan humbjet dhe kështu ndodh që ndërmarrje si kjo shndërrohen në ndërmarrje elektorale ku prioritet është korrupsioni”, tha Meta.