Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet kanabis në malësinë e Krujës, asgjësohet nga policia


382 bimë kanabis të gjetura në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës janë asgjësuar nga policia.

Ndërkohë autorët e kultivimit nuk janë identifikuar ende.

Operacioni antidrogë ka nisur orej disa muajsh tashmë dhe kjo ishte faza e 40-të e tij.

Njoftimi

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.  Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 40-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 328 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”