Vendosni fjalën kyçe....

Ish-drejtori sfidon Juventusin për yllin e Fiorentinës


Raportohet se drejtuesi i ardhshëm i Inter-it, Beppe Marotta, është i gatshëm të sfidojë ish-ekipin e tij, Juventus-in, në garën për të nënshkruar me yllin e Fiorentinë-s, Federico Chiesa. Chiesa ka qenë nën vëzhgimin e shumë ekipeve të mëdha në Seria A gjatë muajve të fundit, me Roma-n dhe Napoli-n që janë interesuar gjithashtu për italianin.

Sipas “Tuttosport”, 21-vjeçari është një nga objektivat kryesorë në merkato për Juventus-in dhe Inter-in, me Marotta-n që është i vendosur të ndihmojë zikaltrit të arrijnë një marrëveshje me lojtarin. Marotta do të përpiqet të përdorë marrëdhëniet e mira që ka me drejtorin sportiv të  Fiorentina-s, Pantaleo Corvino, por edhe Fabio Paratici gjithashtu ka marrëdhënie të mira me 68-vjeçarin.

Juventusi mund të ofrojë deri në 50 milionë euro dhe mund të përfshijë edhe lojtarë të tjerë në marrëveshje. Marko Pjaca mund t’i bashkohet Fiorentina-s në mënyrë të përhershme ose Ricardo Orsolini mund t’i ofrohet klubit vjollcë.

Momentalisht, bardhezinjtë janë në avantazh për të marrë Chiesa-n, por Inter-i dhe Marotta nuk do të dorëzohen kaq lehtë. Chiesa ka luajtur 13 ndeshje për Fiorentinën-n në Seria A, duke shënuar 2 herë dhe duke dhënë 2 asiste.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *