Vendosni fjalën kyçe....

“Tërmeti na ka rënë dhe në tru”, banori i Durrësit: Dua të di kur do fillojnë punimet se po vjen dimri


“Tërmeti vërtet ka rënë në shtëpi, por na ka rënë dhe në tru”– kështu është shprehur sot një banor i qytetit të Durrësit.

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj vijoi takimet me banorët e prekur nga tërmeti, ku u njoh nga afër me shqetësimin e qytetarit Sadik Resnjaku. Ai ka treguar se shtëpia e tij është shkatërruar dhe së bashku me gruan dhe nusen e djalit me fëmijë të vogël, është detyruar të lëvizë nga një shtëpi me qera tek tjetra.

Ndërsa dimri po afron, Resnjaku thotë se ka shkuar disa herë tek bashkia për të mësuar se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij, por që nuk merr asnjë përgjigje.

Që nga 26 Nentori e deri sot janë bërë 9 muaj. Dua të di, kur do fillojnë punimet se më vonë vjen dimër, jo nuk punohet se kohë e keqe, më the të thashë. U bëmë 9 muaj! Ngelëm me lecka në krah. Me qira duke ndërruar shtëpitë. Do bëhet, do bëhet, thotë bashkia. Kemi shkuar disa herë por të vihet pika mbi i, kur do fillojnë punimet. Se tërmeti vërtet ka rënë në shtëpi dhe falenderoj zotin që nuk na mori jetën, e kupton apo jo. Po na ka rënë dhe në tru! Nga ana psikike s’jemi në rregull hiç. Me pleq e me fëmijë të vogël. Gjatë verës që dalin milingonat në rrugë, për sytë e ballit nuk ju rrej, unë i kapërcej se edhe ato kanë shpirt, janë milingona. Ne as sa milingonat nuk konsiderohemi, qënia njerëzore. Kemi punuar një jetë të tërë. Kërkoj me insistim, bashkia të vihet në lëvizje t’i japi drejtim kësaj pune!” shprehet banori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *