Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset kamioni në Librazhd, plagoset shoferi


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një 68-vjeçar është plagosur pas një aksidenti në fshatin Mirakë të Librazhdit.

Mesditën e sotme, në guroren e fshatit Mirakë, kamioni me drejtues shtetasin B. Gj., 68 vjeç, banues në Librazhd, është përmbysur aksidentalisht gjatë kohës që po shkarkoheshin gurë prej tij.

Për pasojë është dëmtuar 68-vjeçari, i cili po merr asistencë mjekësore, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.