Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Durrës, plagoset anëtari i bandës së Lul Berishës (Video)


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në autostradë, pranë ish-kënetës në Durrës.

I plagosuri është Julian Meçaj, i cili është dërguar me shpejtësi në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Ai është ndjekur nga një automjet dhe më pas është qëlluar.

Mësohet se të shënat kanë filluar nga rruga dytësore në Maminas, ndërsa dyshohet se përveç Meçajt ka edhe persona të tjerë të plagosur.

Meçaj dyshohet se është një nga anëtarët e bandës së Lul Berishës dhe Emiljano Shullazit, pasi emri i tij ka dalë në nëj raport policie të vitit 2016, por ai nuk është arrestuar asnjëherë deri tani.

VINI RE: Video marrë nga portali ‘Durrës Lajm’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *